Një person është zhdukur në Malësin e Re të Prizrenit.
Kështu ka raportuar në policia, motra e tij – e cila tha se vëllai i saj vuan nga epilepsia dhe ka dalë nga shtëpia, por nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Malësi e Re, Prizren 15.05.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se vëllai i saj viktima mashkull kosovar që vuan nga epilepsia ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.