Një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar pasditen e së enjtes derisa është cilësuar si dhunë në familje.
“Lipjan 23.05.2024 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.