Denoncimi i rastit të rrëmbimit të një 29-vjeçari në Prishtinë ka aktivizuar Policinë për kapjen e të dyshuarve. Dy persona përfunduan në pranga pas bastisjeve që u kryen dje.
Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar Policia Rajonale në Prishtinë, teksa media ka mësuar identitetin e të dyshuarve.
Burimet e medias kanë bërë me dije ekskluzivisht se të dyshuarit janë A.Krasniqi, 18 vjeçar dhe Y.S., rreth 17-vjeçar.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet edhe kërkesa për masën e sigurisë.
Ndryshe, dy lokacione janë bastisur të premten dhe si rezultat është sekuestruar edhe një armë e ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorur në rast.