Është arrestuar një person për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur të hënën në Ferizaj, rreth orës 14:40.
I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti në procedurë hetimore nga Policia e Kosovës.