Ka vdekur një burrë në Prizren si pasojë e një aksidenti në komunikacion.
Sipas policisë, i ndjeri kishte qenë duke e vozitur motoçikletën në kohën kur u aksidentua me një veturë.
Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë –Jug / 27.05.2024-19:17. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.