Një këmbësore është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Në pamjet që janë publikuar nga mediat shihet se në vendngjarje kanë dalë policia si dhe autoambulanca.
Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.