Një vjedhje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur në Gjilan.
Rastin në polici e ka lajmëruar ankuesi i cili tha se një i dyshuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur paratë dhe telefonin.
Sipas raportit policor, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, megjithatë është arrestuar më pas.
“Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.