Plagosja në Prishtinë, zbardhen detaje të reja për rastin

Kronikë e zezë

Plagosja në Prishtinë, zbardhen detaje të reja për rastin

Më: 29 maj 2024 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët.

Sipas dyshimeve të para një person është plagosur në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë.

Siç mëson media, i plagosur është shtetas rumun, dhe është plagosur në objektin ku ai banon.

Ende nuk ka detaje të hollësishme për rastin, ose arsyet që kanë çuar në përdorimin e armëve të zjarrit, pasi Policia nuk ka dalë më raport zyrtar për rastin.

Media do të ju mbajë të informuar me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat