Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Z (23-vjeçar) pasi i njëjti po kërkohej me 12 urdhëresa të gjykatës.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se i pandehuri është arrestuar të martën nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ndaj personit të dyshuar: E.Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit”, thuhet në njoftim.