Dy policë sulmohen fizikisht pas shqiptimit të një gjobe ndaj një burri në Prizren

Kronikë e zezë

Dy policë sulmohen fizikisht pas shqiptimit të një gjobe ndaj një burri në Prizren

Më: 30 maj 2024 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një burrë në Prizren.

Rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë ia shqiptuan një gjobë për kundërvajtje në trafik. I dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka  fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë.

Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat