Policia jep detaje për gruan nga Vitia që u arrestua dje

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për gruan nga Vitia që u arrestua dje

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 08:41
Policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e gruas që u arrestua dje në Viti, për posedim të armës në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Policisë, e njëjta ka pasur mosmarrëveshje në familje. Arma që i është gjetur, bashkë me 36 copë fishekë, ishte e prindit të saj.

“Viti, Gjilan 31.05.2024 – 14:00.  Është raportuar se e dyshuara femër kosovare,  ka pasur një  mosmarrëveshje në familje,  e njëjta është takuar në rrugë nga policia dhe gjatë kontrollit në automjet  i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë me 36 copë fishekë pronë e prindit të saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat