Theret me thikë një person në Lipjan, policia arreston dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Lipjan, policia arreston dy të dyshuar

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë  ditën e premte në  fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy djem të mitur, të cilët dyshohet se kanë kryer sulmin me thikë.

“Fsh. Llugaxhi, Lipjan 31.05.2024 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-të mitur, pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia.

Tutje, në njoftim thuhet se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa si provë materiale është konfiskuar një brisk.

“Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, theksohet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat