Përplasën me makinë dy të mitur në Dibër, nis hetimi për drejtuesit e mjeteve

Kronikë e zezë

Përplasën me makinë dy të mitur në Dibër, nis hetimi për drejtuesit e mjeteve

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 18:33
Ilustrim

Dy të mitur janë përplasur nga makina në Dibër, në raste të ndryshme.

‘Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi Velia’, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.’, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat