Djali i ish rreshterit policor në Gjakovë tenton vetëvrasjen, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Djali i ish rreshterit policor në Gjakovë tenton vetëvrasjen, dërgohet në QKUK

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje., raporton Sinjali.

Media mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.

Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.

Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat