Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 21:18
Ilustrim

Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Farkë të Tiranës.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi B. B., 40 vjeç ka plagosur me thikë shtetasin H. Sh., 34 vjeç. Krimi dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar autorin, ku mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat