Konsumoi medikamente për mërzinë e djalit, nëna ushtron dhunë ndaj vajzës në Gjakovë

Kronikë e zezë

Konsumoi medikamente për mërzinë e djalit, nëna ushtron dhunë ndaj vajzës në Gjakovë

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sidomos në kohët e fundit janë bërë dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë, ku cak i tyre në të shumtën e rasteve janë gratë.

Një rast i tillë i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë ku raportohet se nëna ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.

Media ka mësuar se një grua ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj pasi kjo e fundit kishte konsumuar medikamente si pasojë e mërzisë për fëmijën e saj të cilin e kishte të ish-burri i saj.

Lidhur me rastin, Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat