Mosmarrëveshja cak për rrahjen mes grave, njëra bëhet për spital

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshja cak për rrahjen mes grave, njëra bëhet për spital

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Është arrestuar një grua në Gjakovë, e cila pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se sulmoi një grua tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat