Vetura godet tre këmbësorë afër një autobusi të parkuar në rrugën Pejë – Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura godet tre këmbësorë afër një autobusi të parkuar në rrugën Pejë – Prishtinë

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 09:51
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Pejë-Prishtinë, ku një veturë me targa vendore ka goditur tre këmbësorë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në një parking afër një autobusi të parkuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vetura drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Tre këmbësorët, të cilët ishin meshkuj, kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU Rr. Pejë – Prishtinë 02.06.2024-20:00. Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësorë që ishin afër një autobusi të parkuar. Si pasoje e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona meshkuj. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat