Një rast i grabitjes ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në kryeqytet.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se grabitja ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë.
Ahmeti ka njoftuar se persona të dyshuar kanë grabitur një shumë të parave, ndërsa ajo ka bërë me dije se po punohet në drejtim të zbardhës së rrethanave.
“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë ajo.