Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Medianë vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.
Edhe gjatë ditës së sotme është arrestuar njëri nga ta në Gjilan.
Media mëson se bëhet fjalë për Kastriot Rudin, i cili është i dënuar me tetë muaj burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Për arrestimin e tij ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se i njëjti është dërguar menjëherë në vuajte të dënimit.
“Me datën 04.06.2024 njësite policore nga Stacioni Policor Gjilan kanë arrestuar K.R. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetë muajsh për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’”.
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.