Mbrëmjen e sotme ka vdekur një person në Prizren derisa ishte duke u dërguar në spital pasi kishte rënë në kontakt me rrymën.
Rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës derisa u bë e ditur se incidenti tragjik ndodhi në fshatin Reçan të Prizrenit.
“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete. Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha po ashtu se rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.
“Prokurori dhe njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, theksoi ai.