Një i mitur theret me thikë në Skenderaj, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Një i mitur theret me thikë në Skenderaj, dërgohet në QKUK

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Ngjarja ka ndodhur të martën në Skenderaj, pas një përleshje që kishte ndodhur në sheshin e këtij qyteti.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

Lidhur me rastin një i dyshuar është në ndalim prej 48 orësh.

Ai dyshohet për vepren penale “Vrasje në tentativë”.

Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës, e më pas është transferuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat