Kreu disa vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, arrestohet 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Kreu disa vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, arrestohet 27-vjeçari

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar është arrestuar për disa vjedhje të rënda të cilat i ka kryer në periudhën janar-qershor 2024 në Fushë Kosovë.

Policia bën me dije se i dyshuari me iniciale A.H., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dje nga njësite policore të Fushë Kosovës është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor  po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me  rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat