Zhduket një grua në Pejë

Kronikë e zezë

Zhduket një grua në Pejë

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar e zhdukur një grua në Pejë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

“Pejë / 01.06.2024-NN. 

Me 04.06.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat