Barti drunj ilegalisht nga Koliqi e Dyzi, kapet kamioni me 15 metra kub

Kronikë e zezë

Barti drunj ilegalisht nga Koliqi e Dyzi, kapet kamioni me 15 metra kub

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

15 metra kub janë konfiskuar nga policia në rrugën Koliq-Dyz.

Njësitet rajonale të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri, kanë hasur në kamionin me targa RKS të ngarkuar me këtë sasi të drunjëve industrialë të llojit (ahu) të padamkosura dhe pa dokumentacion përcjellës.

Kamioni është dërguar në hapësirat e Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri për procedura të mëtejme, drutë sekuestrohen.

Ndërsa vozitësi lirohet pas intervistimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat