Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.
“ Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht dëshmitë si në vijim:
• një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),
• një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),
• një telefon mobil,
• një pako me folje alumini,
• njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme”.
Sipas njoftimit të policisë, lidhur me rastin i dyshuari është dërguar për intervistim, ku pas intervistimit ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit policor.