Tentim-vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentim-vrasje në Prishtinë

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Një person është lënduar rëndë pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë të martën vonë në mbrëmje në Prishtinë.

Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, tha Policia.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë (dyshohet të jetë thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar”, tha Policia.

I dyshuari gjendet në kërkim policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat