Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se kanosi verbalisht zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, e gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së marte.