Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka sekuestruar dy automjete të vjedhura në Kosovë.
Sipas policise dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.
Me ç’rast është arrestuar 34-vjeçarja që dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare.
“Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura, për t’i përdorur për qëllime kriminale”, thuhet ndër të tjera në njoftim.