Aksident trafiku në Leposaviq, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Leposaviq, lëndohen dy persona

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Joshanicë të Leposaviqit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Dy vetura të cilat i drejtonin dy ngasësit meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete, ku si pasojë e aksidentit njëri nga ngasësit e veturave dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, lajmëron raporti policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat