Dogana kap një kombi me patika falso

Kronikë e zezë

Dogana kap një kombi me patika falso

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Në regjionin e Prizrenit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palë mbathje sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara.

Kështu duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat