Policia në dy qytete arreston 6 persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve në vlerë mbi 200 mijë euro

Kronikë e zezë

Policia në dy qytete arreston 6 persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve në vlerë mbi 200 mijë euro

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 11:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan, ka arrestuar 6 persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D. m/k (viti i lindjes 1997), P. S. m/k (viti i lindjes 2002) dhe D. T. m/k (viti i lindjes 2001)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë kontrollit të personave, janë hasur substanca të ndryshme narkotike, me ç’rast personat e dyshuar janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa si provë materiale nga DHTN janë konfiskuar:

 substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;

 substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,

substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,

substancë narkotike LSD, 154 paketime;

substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,

njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,

të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,

shtatë (7) telefona mobilë,

dy vetura të markës VW-Golf.

Vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi dyqind mijë (200.000) euro.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa nga prokurori i shtetit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë të katër personave të dyshuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat