Parandalohet kontrabanda me telefona mobilë në vlerë mbi 250 mijë euro në Vermicë

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda me telefona mobilë në vlerë mbi 250 mijë euro në Vermicë

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 12:39
Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja

Oficerët doganore në pikë kalimin kufitar të Vermicë sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250 mijw euro. Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike.

“Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja, oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin, i cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, 55 telefona të markës Samsung dhe 10 orë të zgjuara (smart watch) të serisë IX”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat