Dyshohet se është vrarë në hotelin ku punonte, Eraldo Novruzi i proceduar më parë për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Dyshohet se është vrarë në hotelin ku punonte, Eraldo Novruzi i proceduar më parë për dhunë në familje

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 18:59
Eraldo Novruzi

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në dhërmi ku recepsionisti Eraldo Novruzi dyshohet se është vrarë nga Gerald Shehu, ndërkohë që trupi i tij ende nuk është zbuluar.

Eraldo Novruzi, i zhdukur deri ne keto momente, rezulton emer i njohur per policinë shqiptare.

Ai mësohet se ka qenë edhe në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë në skedarët e Policisë së i Tiranës, rezulton se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge.

Në dhjetor të vitit që lamë pas ka qenë babi i Eraldo Novruzi ai i cili i eshtë drejtuar policisë dhe ka denoncuar djalin e tij për dhunë në familje ku më pas policia e ndaloi dhe më pas e procedoi penalisht.

I ati mësohet se kërkoi edhe urdhër mbrojtje gjë e cila është miratuar nga ana e gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat