Ra në greminë teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari

Kronikë e zezë

Ra në greminë teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 21:03
Ilustrim

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia, teksa kulloste bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”.

Sipas policisë, viktima është shtetasi R.A.

Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.

Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat