Një person ka ushtruar dhunë ndaj gruas në Prishtinë.
Policia njofton se pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dy armë.
Armët i janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.