Një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur disa armë.
Policia njofton se tek i dyshuari sekuestroi një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë.
Ndërsa me vendim të prokurorit ai është liruar.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.