Arrestohet një burrë në Prishtinë, gjatë kontrollit trupor i është gjetur marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Prishtinë, gjatë kontrollit trupor i është gjetur marihuanë

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë gram.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë (7) gram.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat