Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Sekiraqë të Podujevës

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Sekiraqë të Podujevës

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 10:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sekiraqë të Podujevës.

Lexuesit e medias kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ndërkohë, sipas pamjeve të dërguara shihet se në aksident janë dëmtuar rëndë dy vetura, derisa njëra prej tyre është rrotulluar duke penguar edhe qarkullimin e trafikut.

Redaksia ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë akoma informacione.

Ndërkaq, prezentë në vendin e ngjarjes janë njësitë policore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat