U plagos me armë zjarri në këmbë, Ndue Preka: Se di kush më ka qëlluar

Kronikë e zezë

U plagos me armë zjarri në këmbë, Ndue Preka: Se di kush më ka qëlluar

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 00:08
Ilustrim

Shkodra tronditet nga të shtëna me armë zjarri. Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Ndue Preka. Ky i fundit mësohet se është plagosur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor. Gjithashtu pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Ndue preka është shoqëruar në Komisariat, ku edhe është marrë në pyetje.

Media mëson se në dëshminë e tij të dhënë për autoritetet ai ka thënë se nuk e di se kush e ka qëlluar me armë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat