Një person ka njoftuar policinë se në oborrin e tij i është vjedhur vetura me targa vendore dhe disa mjete pune.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën në Graçanicë.
“Graçanicë/09.06.2024 – 02:00-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e tij i është vjedhur vetura me targa vendore dhe disa mjete pune.
Rasti nën hetime”, thuhet në raport.