Një burrë nga Gjilani ka raportuar se dy persona e kishin marrë dhe e kishin mbajtur në mbyllur në një lokal.
Të njëjtit sipas viktimës ata kishin ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e që ka identifikuar edhe të dyshuarit.
“Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.