Është arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë dhe një grua.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy viktimat, një mashkull dhe një femër (të dy kosovarë).
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.