Burri në Hajvali ushtron dhunë fizike dhe e kërcënon gruan, ajo kërkon ndihmë në Polici

Kronikë e zezë

Burri në Hajvali ushtron dhunë fizike dhe e kërcënon gruan, ajo kërkon ndihmë në Polici

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një grua në Hajvali, e cila e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj.

Media mëson se viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se burri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ndërsa në rastin e fundit edhe e ka kërcënuar përmes telefonit.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ka ndodhur mes tyre.

Si rezultat i raportimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat