Policia e Kosovës ka vazhduar luftën kundër dukurive negative dhe kontrabandës.
Si rrjedhojë e kësaj të martën është reakizuar një kontroll në gjashtë lokacione në Obiliq.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhrin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10,480 copë parfume në vlerë prej 94,320 euro dhe dëshmi tjera materiale”, thuhet në njoftim.
Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.