Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht kryesisht nga persona të rritur.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur të martën në Gjakovë, ku një person po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Burimet e medias kanë bërë me dije se rasti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, kur i dyshuari i ështtë afruar viktimës dhe e ka ngacmuar.
Si rezultat i denoncimit, media mëson se i dyshuari është identifikuar, por akoma nuk është arrestuar.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për ta siguruar prezencën e të dyshuarit.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Gjakovë.