Është shënuar një rast i posedimit të substancave narkotike në Istog.
Policia njofton se në një objekt ka gjetur dhe konfiskuar maruhuanë.
Rasti që ka ndodhur më 11 qershor, është në procedurë hetimore.
“Raportohet se gjatë një kontrolle rutinë në hapësirat e një objekti, është gjetur dhe konfiskuar 7.00 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.