Katër persona janë ndaluar në Leposaviq pasi që të njëjtit dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë ku ishin katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas.”, thotë policia në raport.
Të njëjtit janë verifikuar por nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.