Një person ka njoftuar policinë se ka hasur në mjetë të dyshimta të pashpërthyera.
Rasti ka ndodhur të enjten në Kaçanik
Sipas raportit të policisë, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për dominim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.
“Kaçanik / 13.06.2024 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident”, thuhet në raport.