Pas katër ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën burri që u godit nga një veturë në Gjakovë dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Viktima ishte përplasur nga një veturë më 12 qershor, në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë.
Viktima është I.Gashi, i moshës rreth 77-vjeçare, i cili vdiq dje në QKUK.
Përkundër intervenimeve të mjekëve në QKUK, Gashi nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori.
I dyshuar për rastin, burimet e Sinjalit thonë se është po ashtu një i moshuar, rreth 73-vjeçar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin.
Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
“Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion.”